Shpërthim në ishullin ku është i burgosur kreu i PKK-së në Turqi

14:09 | 27 Shkurt 2020

Zjarri në ishullin ku ndodhet burgu i kreu i terroristëve të PKK-së është nën kontroll

Një zjarr ka shpërthyer në pyll të enjten në ishullin e vogël famëkeq turk, ku vuan dënimin Abdullah Ocalan, kreu i PKK-së terroriste, një grup i cili ka vrarë mbi 40,000 njerëz.

Zjarri shpërtheu në ishullin Imrali në Detin Marmara afër Stambollit, ku Ocalan mbahet në burg që nga kapja e tij në vitin 1999.

“Zjarri është nën kontroll”, ka thënë Bekir Pakdemirli, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë, para gazetarëve, duke shtuar se zjarri shpërtheu në shkurre larg nga burgu.

Një helikopter, 20 kamionë cisterna me ujë dhe dy buldozerë u dërguan në vendin e zjarrit këtë mëngjes për të luftuar zjarrin, tha Pakdemirli.

Duke folur në Anadolu Agency në kryeqytetin Ankara të enjten, Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se shkaku i zjarrit mund të jetë “temperaturat e papritura”.

Pas një fushate terroriste 30-vjeçare, PKK aktualisht është në krizë dhe është në rënie për shkak të përpjekjeve të vendosura të Turqisë kundër këtij grupi, sipas zyrtarëve turq. /AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara