Shpërthim në bastionin e Hezbollahut në Liban

17:51 | 22 Shtator 2020

Një magazinë armësh e grupit të fuqishëm shiit, Hezbollah ka shpërthyer në jug të Libanit, bëjnë të ditur burime, që kanë dridhur thuajse tërë vendin.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Libanit, NNA tha se shpërthimi ndodhi në fshatin jugor të Ein Qana, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, Bejrut, transmeton portali arbresh.info.

Zyra për media e Hezbollahut tha për Al Jazeera se shpërthimi është shkaktuar nga një gabim teknik në deponë e tyre të armëve, që hodhi re të mëdha tymi në qiell.

“Shpërthimi ndodhi në një shtëpi që magazinonte armët, si rezultat i një gabimi teknik. Askush nuk është vrarë apo plagosur. Ndërtesa i takonte një shoqate deminimi të lidhur e Hezbollahun,”, tha Zeina Khodra, duke raportuar nga Bejruti.

Nuk është ende e qartë se për çfarë gabimi bëhet fjalë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që u  dëgjua me kilometra larg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara