Shpërthen vullkani Etna

01:30 | 22 Korrik 2019

Vullkani më i madh aktiv në botë, Etna, në Itali është zgjuar sërish dhe ka nxjerrë llavë dhe pluhur vullkanik.

Lidhur me këtë fenomen dy aeroporte në Katania, u detyruan të mbyllen përkohësisht.

Vullkani më aktiv dhe më i lartë në Evropë shpërthen shpesh por rrallë herë shkakton dëme ndërsa vetë shpërthimet nuk e vendosin popullatën lokale në rrezik.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në 1992.

Italia ka një varg vullkanesh aktivë dhe të fjetur, me më të famshmin, malin Vezuv, që ndodhet afër Napolit dhe që shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit duke i marrë jetën mijëra vetëve në qytetet e afërta Pompei dhe Herculaneum.

Më herët këtë muaj, vullkani në ishullin e Strombolit shpërtheu papritur duke vrarë një person. Turistët ishin evakuuar nga ishulli pasi kishin kërkuar shpëtim në det, kur edhe nisi shpërthimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara