Shkon në 206 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

21:09 | 24 Shtator 2020

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 206.616, prej të cilëve 1.113 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 43.157, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.141.923.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 100 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 796.830 raste të konfirmuara, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve është në New York me 33.188.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me 5.751.510 raste dhe Brazili me 4.627.780 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara