Shkoi policia ta arrestojë, qëllon veten në kokë ish presidenti

15:54 | 17 Prill 2019

Ish presidenti i Perusë Alan Garcia thuhet ta ketë qëlluar veten në kokë në kohën kur policia arriti në shtëpi për ta arrestuar.

Presidenti i dikurshëm është dërguar me urgjencë në spital, dhe thuhet se është pa vetëdije, transmeton portali arbresh.info.

Ish udhëheqësi hyri në dhomën e tij të gjumit pas njoftimit të oficerëve të policisë në derën e tij, raporton La Republica. Pasi qëlloi veten në kokë, Garcia u dërgua në një njësi traumatike të spitalit dhe thuhet se është në koma.

America Noticias njofton se ish-udhëheqësi pësoi dy sulme kardiake gjatë operacionit dhe është në një gjendje “shumë kritike dhe shumë serioze”, sipas ministrit të shëndetësisë të vendit.

Garcia, që ka shërbyer dy mandate si president i Perusë, është nën hetim për ryshfet. Garcia është një nga më shumë se 230 njerëz në të gjithë Amerikën Latine të hetuar në një rast korrupsioni të përqendruar në konglomeratin brazilian Odebrecht./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara