Shkarkimi i Trumpit: Dërgohet në Senat çështja historike

20:37 | 15 Janar 2020

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar rezolutën për të paraqitur nenet e shkarkimit të presidenti Donald Trump tek Senati për gjyq.

Rezoluta kaloi kryesisht përgjatë linjave partiake me 228 vota me 193, transmeton portali arbresh.info.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi do të nënshkruajë një kopje të masës me ekipin e ligjvënësve të shpallur rishtas që do të ndjekin çështjen kundër zotit Trump.

Dhoma e impezoi presidentin muajin e kaluar. Senati do të vendosë nëse do ta dënojë dhe ta largojë nga detyra.

Gjyqi i Senatit do të jetë vetëm i treti i një presidenti amerikan në histori.

Ndërsa Demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, Republikanët e zotit Trump mbajnë Senatin 53-47, dhe të gjithë janë të sigurtë se do ta lirojnë atë.

Zonja Pelosi u shfaq më herët në një konferencë shtypi me shtatë “menaxherët” të cilët do të drejtojnë çështjen Demokratike kundër presidentit republikan.

Ata do të drejtohen nga Adam Schiff, kryetari i komitetit të inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara