Shitet apartamenti më i shtrenjtë në Paris

10:30 | 7 Shkurt 2019

Apartamenti më i shtrenjtë në Paris është shitur për 34 milionë paund.

Atë bëhet e ditur ta ketë blerë një industrialist multi-milioner që po largohet nga Britania për shkak të Brexiti, transmeton portali arbresh.info.

Është shtatë milionë paund më shumë se sa rekordi i mëparshëm dhe vetëm një nga shumë ndërtesa në kryeqytetin francez që e blen një manjat i cili dëshiron të largohet nga Britania.

Blerësi i paidentifikuar dëshironte të largohej nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të pasigurisë nga Brexit, thuhet nga një burim i afërt me marrëveshjen.

Banesa është 1000 metra katrorë dhe gjendet në afërsi të Kullës Eiffel./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale