Shirat shkaktojnë vërshime të mëdha në Australi

13:13 | 2 Shkurt 2019

Shira të paparë musoni kanë shkaktuar vërshime të mëdha në pjesë të shtetit verilindor të Queenslandit në Australi.

Makinat dhe bagëtitë janë larguar në një zonë më të madhe përreth qytetit bregdetar të Townsville. Ekipet e emergjencës janë duke evakuuar njerëzit nëpër barka, transmeton portali arbresh.info.

Deri në 20,000 shtëpi mund të përmbyten nëse vazhdojnë reshjet paralajmërojnë zyrtarët.

Një digë ka arritur dy herë kapacitetin e saj dhe uji është duke u lëshuar për të shmangur tendosjen e mëtejshme mbi të. Shi më shumë pritet në ditët në vijim.

Queensland Verior ka një klimë tropikale dhe përjeton shi muson nga dhjetori në prill. Por kushtet aktuale në zonën e Townsville janë të rralla.

“Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë,” citohet të ketë thënë Kryeministri i Queenslandit Anastacia Palaszczuk nga Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC).

“Ka pasur shumë shi që bie mbi ujëmbledhësin e Townsville dhe disa nga këto nivele janë të pashembullta”.

Ushtria po ndihmon për të mbrojtur shtëpitë me  thasë rëre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale