Shifra të frikshme të COVID-it në Itali: 11,705 raste të reja dhe 69 viktima

21:22 | 18 Tetor 2020

Bota po përjeton një valë të dytë COVID-i. Shifrat janë kokëforë, ku vendet kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve në 24 orë. Kështu, Italia i është rikthyer shifrave të frikshme, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11,705 raste të reja dhe 69 viktima.

E njëjta situatë paraqitet edhe në shtetet e tjera, si Spanja, Franca më konkretisht 33,775 raste dhe 33,477 raste. Ora policore është rikthyer gjatë natës në disa shtete dhe disa prej tyre kanë rikthyer izolimet e pjesshme. Nuk mbetet pas SHBA me 23,028 raste, Rusia 15,099, apo India, ndër shtetet më të prekura që sot ka shënuar 54,155 të prekur.

Ky virus deri më tani, referuara të dhënave zyrtare të Worldometers,  ka shënuar 1,117,188 viktima dhe 40,200,066 të infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme