Shembet shkolla, të paktën tetë fëmijë humbin jetën

15:56 | 13 Mars 2019

Të paktën tetë fëmijë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja të një shkolle që u shemb në Lagos të Nigerisë.

Shkolla, e cila ishte në katin më të lartë të ndërtesës tre-katëshe, në Ita Faji të Lagos thuhet të ketë pasur më shumë se 100 nxënës, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e shpëtimit duke bërë përpjekje të nxjerrin fëmijët nga betoni dhe metali.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale