SHBA urdhëron gjithë stafin jo-emergjent të largohet nga Iraku

10:32 | 15 Maj 2019

Uashingtoni ka urdhëruar tërheqjen e gjithë stafit jo-emergjent nga Iraku, bën të ditur Ambasada Amerikane në Bagdad.

Ky veprim vjen pas tensioneve të fundit në vend, transmeton portali arbresh.info.

Disa punonjës të qeverisë do të largohen nga ambasada në Bagdad, si dhe nga Konsullata e SHBA në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian.

Të dielën, ambasada paralajmëroi për “tensionet e shtuara” në Irak dhe u bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së që të “qëndronin vigjilentë”. Shërbimet normale të vizave do të pezullohen përkohësisht./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara