SHBA ndalon 125 milionë dollarë ndihma për refugjatët palestinezë

22:16 | 5 Janar 2018

SHBA i reduktoi fondet e Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërme me gati 33 për qind, sipas raporteve të shumta të publikuara.

Vendimi u nxit nga mungesa e vullnetit të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Izraelin pas vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit izraelit me 6 dhjetor, transmeton portali arbresh.info

Disa diplomatë perëndimorë konfirmuan se 125 milionë dollarë ndihma financiare që Shtetet e Bashkuara duhej të dërgonin në UNRWA deri më 1 janar ishin ndaluar.

Më parë gjatë javës, Trump u ankua në Twitter se “ne i paguajmë palestinezët njëqindfish mijëra dollarë dhe nuk fitojmë vlerësim apo respekt”./Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara