SHBA miraton shitjen e armëve në vlerë 1.8 miliard dollarë për Tajvanin

15:30 | 22 Tetor 2020

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e armëve për Tajvanin që kapin vlerën e rreth 1.8 miliard dollarëve, një lëvizje që me shumë gjasë do të rrisë tensionet me Kinën.

Pentagoni tha se marrëveshja përfshinte tre sisteme armësh, përfshirë lançuesit e raketave sensorë dhe artileri, transmeton portali arbresh.info

Tajvani, që e konsideron veten shtet shihet si provincë kryengritëse nga Kina.

Tensionet janë rritur viteve të fundit dhe Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë mbrapsht ishullin.

Javën e shkuar, këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se gjersa besonte se Kina nuk ishte gati të pushtonte Tajvanin, ishulli kishte nevojë të fortifikojë veten për të ardhmen.

Ministria tajvaneze e Mbrojtes tha se armët do ta ndihmojnë të ndërtojnë kapacitete kredibile luftarake dhe të forcojë zhvillimin e luftës asimetrike.

Marrëveshja përfshin 135 raketa precize si dhe lançues mobil të raketave dhe mbështjellës të zbulimit ajror që mund të ngjiten në avionët luftarakë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara