SHBA ka pranuar vetëm 11 refugjatë sirianë gjatë tërë vitit

23:41 | 15 Prill 2018

Amerika ka pranuar vetëm 11 refugjatë sirianë gjatë këtij viti.

Detajet janë zbuluar disa orë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi sulmet ajrore në Siri, transmeton portali arbresh.info

Numri i azil-kërkuesve të SHBA-ve, është një kontrast i dukshëm me vitet e mëparshme, kur vendi mori mijëra.

Raporti i publikuar së fundmi ka nxitur akuza për hipokrizi nga administrate Trump.

Në vitin 2015, nën presidencën e Barack Obamës SHBA-të kanë pranuar 2,192 refugjatë sirianë, shifrat e Departamentit të Shtetit.

Kjo u rrit në mënyrë dramatike vitin e ardhshëm, kur 15,479 u lejuan në SHBA. Vitin e kaluar, vendi pranoi 3,024 sirianë.

Presidenti Donald Trump në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar kontrolle më të ashpëra mbi emigracionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale