SHBA heton planin francez për taksën ndaj gjigandëve të teknologjisë

09:49 | 11 Korrik 2019

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar fillimin e hetimeve për planin francez mbi taksat ndaj gjigantëve të teknologjisë – një lëvizje e cila mund të shpie në tarifa hakmarrëse shkruan Arbresh.info

Përfaqësuesi i tij tregtar tha se SHBA ishte “shumë e shqetësuar” që tatimi “synon padrejtësisht kompanitë amerikane”.

Të enjten, parlamenti francez pritet të miratojë një taksë prej 3% për të ardhurat e bëra nga kompani të tilla si Google dhe Facebook brenda vendit.

Franca argumenton se këto firma aktualisht shfrytëzojnë dobësitë e taksave globale.

Gjigantët e teknologjisë janë në gjendje të zhvendosin selinë e tyre në vendet me tatime të ulëta ku ata deklarojnë shumica e fitimeve të tyre, duke minimizuar kështu faturën e tyre tatimore.

“Z. Trump ka urdhëruar që të hetojmë efektet e këtij legjislacioni dhe të përcaktojmë nëse është diskriminues apo i paarsyeshëm dhe ngarkon apo kufizon tregtinë e Shteteve të Bashkuara,” tha në deklaratë përfaqësuesi i tregtisë Robert Lighthizer./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara