SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite, kjo është arsyeja

08:11 | 21 Shtator 2019

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa shtesë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, bëri të ditur Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Numri i saktë i personelit ushtarak dhe pajisjeve ende nuk është vendosur, por do të jetë pjesë e një vendosjeje të moderuar në rajon, tha gjenerali i marinës Joseph Dunford, transmeton portali arbresh.info.

“Në përgjigje të kërkesës së mbretërisë, presidenti ka aprovuar vendosjen e forcave amerikane, të cilat do të jenë me natyrë mbrojtëse dhe kryesisht të përqendruara në mbrojtjen ajrore dhe raketore”, u tha Esper gazetarëve.

Njoftimi vjen pas sulmit të 14 shtatorit mbi infrastrukturën kryesore të naftës Saudite, e cila shkatërroi gjysmën e furnizimit të vendit.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përsipër përgjegjësinë, por SHBA dhe Arabia Saudite dyshojnë se Irani është prapa sulmit. Irani, i cili mbështet Houthit, e ka mohuar fajin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara