SHBA: 95 vetura përfshihen në një aksident zinxhiror

20:09 | 13 Nëntor 2019

Trafiku u ndalua në State Route 8 në Summit County ndërsa pas motit të keq nëpër zonë, duke shkaktuar një përplasje masive të veturave që shkaktuan edhe një reaksion zinxhir.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia mbylli këtë rrugë rreth orës 11 të mëngjesit të së martës për shkak të përplasjes që ndodhi pas përkeqësimit të kushteve në rrugë.

Sipas policisë së Hudson, midis 75 dhe 95 automjete ishin përfshirë në një aksident të tillë masiv.

Ndërkohë është bërë e ditur se rruga ishte rihapur për trafik rreth orës 02:30 pasdite.

Patrulla e autostradës Shtetërore e Ohio-s tha se si pasojë e përkeqësimit të kushteve në rrugët e zonës, një person kishte gjetur vdekjen dhe është raportuar edhe për shumë aksidente të tjera.

Unbelievable video: Multi-vehicle crash strands drivers in wintry conditions on State Route 8 in Summit County https://bit.ly/33GHWQZ

Publiée par Cleveland 19 News sur Mardi 12 novembre 2019

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara