Samiti Trump-Kim: Çfarë përmbante menyja diplomatike?

20:52 | 12 Qershorë 2018

Për një njeri që i pëlqen biftekët, menyja në samit ishte mjaft e komplikuar.

“Mango kerabu me salcë gëlqere me mjaltë dhe oktapod të freskët. Oiseon, tranguj koreanë të mbushur. Daegu jorim, peshk i punuar me soj sos, rrepkë dhe perime aziatike”, transmeton portali arbresh.info

Në meny kishte mjaft fjalë që Presidenti Donald Trump nuk i ka kuptuar.

Disa gazetarë kanë ardhur në përfundim se Donald Trump nuk do të hante oktapodin.

Por edhe koreanët kanë ngritur vetullat, sepse Oiseon, i përbërë nga tranguj të mbushur me mish viçi, vezë dhe karrota, është një gjellë tradicionale që daton nga Dinastia Joseon që sundoi gjatë viteve 1392-1897.

Mbi të gjitha menyja ishte përbërë nga ushqimet që dikur ishin ngrënë nga familja mbretërore.

Sidoqoftë në Singapor, ku janë dhënë rreth 15 milionë dollarë për samitin, nuk kanë hezituar që mysafirëve t’ua ofrojnë edhe ushqimin e tyre tradicional. Singapori është i njohur për diversitetin dhe përzirjen e gatimeve kineze, indiane dhe malaje ( tre grupet kryesore etnike). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale