Salvini thotë se Italia me Poloninë mund të ndërtojnë një Europë të re

21:28 | 10 Janar 2019

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se Italia dhe Polonia mund të shkaktojnë një “pranverë europiane”, të cilat mund të thyejnë “boshtin Francë-Gjermani”, ndërsa përpiqet të krijojë aleanca ekstreme para zgjedhjeve parlamentare europiane në maj .

Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë dhe kreu i Ligës së ekstremit të djathtë, udhëtoi të mërkurën në Poloni për takime strategjike me anëtarët e partisë qeverisëse, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info

Të dy palët kanë pikëpamje të ngjashme kundër emigracionit, anti-muslimanëve dhe euroskeptikëve.

Ai gjatë një conference për shtyp me ministrin e brendshëm polak, Joachim Brudziński, tha se Europa pas zgjedhjeve mund të sjellë një “rilindje të vlerave europiane” dhe “mund të na largojë nga udhëheqja e byrokratëve”.

Ministri polak ka lavdëruar Salvinin për politikat e tij mbi emigracionin, e cila për një kohë të gjatë ka qenë dera kryesore për shumë emigrantë që kanë dashur të hyjnë në vendet e BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara