Rusia zgjat sanksionet ndaj vendeve perëndimore

12:05 | 21 Nëntor 2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dekretin i cili parashikon zgjatjen deri më 31 dhjetor 2021 të sanksioneve që vendi i tij zbaton ndaj disa vendeve perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me dekretin e nënshkruar nga Putin, Rusia zgjat deri më 31 dhjetor 2021 “kundër sanksionet” ndaj sanksioneve që SHBA-ja dhe disa vende përfshirë Bashkimin Evropian (BE) zbatojnë ndaj saj për shkak të qëndrimit në Ukrainë dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

BE-ja me një vendim në muajin shtator zgjati me 6 muaj sanksionet ekonomike të zbatuara ndaj sektorëve të caktuar të Rusisë për shkak të destabilizimit të Ukrainës.

Sanksionet reciproke ekonomike

BE-ja vendimin e parë për sanksione ekonomike ndaj Rusisë e mori në vitin 2014. Në kuadër të sanksioneve ekonomike të zgjatura, 28 vende anëtare të BE-së nuk kryejnë shitje të armëve ndaj Rusisë. Me sanksionet kufizohet blerja nga vendet e BE-së të disa teknologjive që Rusia i përdor në sektorin e naftës dhe gazit. Gjithashtu përjashtohen edhe bankat publike të Rusisë nga sektori i financës në Evropë.

Sanksionet shtesë të BE-së që përbëhen nga ngrirja e aseteve dhe ndalesën e udhëtimit janë të përfshirë shumë zyrtarë të lartë rusë dhe separatistë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara