Rusia ndalon lojërat e luftës në kufijtë e NATO-s

09:40 | 25 Mars 2020

Ushtria ruse ka ndaluar lojërat e luftës pranë kufijve të saj perëndimorë, ndërsa vendi ka rritur masat parandaluese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Është e qartë se e gjithë kjo është lidhur me masat parandaluese”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë online. “Është e lidhur me situatën e luftës së përgjithshme kundër koronavirusit”, shtoi ai, transmeton portal arbresh.info

Stërvitjet ishin porositur në vijim të planeve për një stërvitje të NATO-s që u llogaritej si vendosja më e madhe e trupave amerikane që nga Lufta e Ftohtë në Europë.

Këto plane, të cilat u shtynë javën e kaluar nga frika e koronavirusit, ishin kritikuar rregullisht nga Kremlin dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ndërsa Rusia kishte deklaruar gjatë muajit shkurt se do të përgjigjjes me masa reciproke.

Më parë, një zyrtar i lartë ushtarak tha që Rusia kishte ndalur lojërat e saj të luftës si një shenjë e vullnetit të mirë drejt Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shkruan Bloomberg.

Rusia ndihmon Italinë me doktor dhe ndihma në luftën kundër koronavirusit

“Ne po mundohemi të gjëjmë baza të përbashkëta”, tha zv, Ministri i Mbrojtjes Alexander Fomin për gazetën Izvestia.
“Për shembull, morëm iniciativën për t’i dhënë fund stërvitjeve ushtarake në afërsi të kufirit rus me shtetet perëndimore”, shtoi ai.

Ushtria ruse nuk ka detajuar planet e saj për të luftuar koronavirusin. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të premten askush në ushtri nuk kishte testuar pozitive për sëmundjen dhe ushtria vazhdon të përgatitet për festimet e 75 vjetorit për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 10 mijë ushtarë kanë filluar të praktikojnë për paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq, në Moskë, pavarësisht ndalimit të tubimeve publike jashtë, raportoi Nezavisimaya, duke cituar një burim anonim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara