Rusia do të zgjerojë sanksionet ndaj qytetarëve amerikanë

19:22 | 11 Shtator 2019

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Ryabkov, ka njoftuar se do të zgjerojnë listën e kufizimeve për hyrjen e shtetasve amerikanë në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ryabkov në Moskë foli lidhur me veprimin e SHBA-ve me vendosjen në listën e sanksioneve të punonjësve të Komitetit Hetimor Rajonal të qytetit rus Surgut.

“Sigurisht, ne do të zgjerojmë listën e kufizimeve për hyrjen e shtetasve amerikanë në vendin tonë,” tha Ryabkov, duke theksuar se “SHBA-të vazhdojnë të ndjekin një politikë që përfshin një presion të pasuksesshëm kundër Rusisë”.

Më tej, Ryabkov theksoi se SHBA-të janë përgjegjëse për problemet e përjetuara mes dy vendeve.

SHBA-të përfshinë në listën e sanksioneve dy anëtarë të Komitetit Rajonal të Hetimit në qytetin Surgut të Rusisë për shkeljen e të drejtave dhe përndjekjen e Dëshmitarëve të Jehovait.

– Rusia ndaloi veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait

Në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Rusisë vlerësoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait dhe e pranoi këtë grup si një “organizatë ekstremiste”, si dhe vendosi pastrimin dhe ndalimin e saj në të gjithë vendin.

Në vendim kërkohej që t’i jepej fund menjëherë veprimtarive të 395 komuniteteve të lidhura me Dëshmitarët e Jehovait në Rusi dhe konfiskimin e pasurive të tyre.

SHBA-të reaguan ndaj vendimit të Rusisë dhe kërkuan heqjen e ndalesës së vendosur për veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait.

Ndërkohë, edhe Dëshmitarët e Jehovait gjithashtu refuzuan vendimin e apeluan dhe e çuan çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara