Rruga e Ambasadës Saudite në Uashington ndryshoi emrin e saj përkohësisht në “Rruga Khashoggi”

13:07 | 6 Dhjetorë 2018

Aktivistët vendosën  një shenjë  që lexonte ” Rruga Khashoggi ” përpara Ambasadë Saudite në Uashington, për të konfirmuar dëshirën e tyre lidhur me këtë emër, në protestë kundër vrasjes  së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Gazetarët dhe aktivistët amerikanë kanë postuar fotografi që tregojnë instalimin e shenjës përpara Ambasadës Saudite,  raporton Al-jazeera, përcjell arbresh.info.

Ky veprim erdhi pasi zyrtarët vendorë në një lagje të kryeqytetit, votuan për një iniciativë për të ndryshuar emrin e rrugës ku Ambasada e Arabisë Saudite ishte e vendosur në Rrugën Jamal Khashoggi.

Nëse këshilli i qytetit miraton këtë propozim, emri i kësaj rruge  do të ndryshohet zyrtarisht në rrugën Jamal Khashoggi. /arbresh.info/