Rrufeja ua merr jetën dy personave në Irak

15:50 | 23 Shkurt 2019

Së paku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja në rajonin Halhalanija, në Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se rrufeja goditi zonën e pjesës veriore të vendit.

Është konfirmuar se për vdekje kanë pësuar dy persona që ruanin bagëtinë. Në mesin e të vdekurve është edhe një i mitur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara