Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

10:01 | 7 Shtatorë 2018

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm në ishullin e Hokkaido, pasi që numri i viktimave ka shkuar në 16.

Dhjetëra të tjerë ende janë të zhdukur, për të cilët dyshohet se janë nën rrënoja, pasi që tërmeti shkaktoi rrëshqitje toke, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 1.6 milion banorë përgjatë Hokkaidos vazhdojnë të jenë pa energji elektrike.

Ky tërmet është katastrofa e dytë që godet Japoninë këtë javë, pas tajfunit vdekjeprurës në bregun perëndimor të vendit.

Tërmeti goditi herët në mëngjes dhe mijëra njerëz kaluan natën në qendrat e evakuimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale