Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Australi

08:27 | 14 Nëntor 2019

Autoritetet australiane thonë se ka vdekur personi i katërt në një javë të përfshirjes së bregut lindor nga zjarret.

Trupi i 58-vjeçarit është gjetur në veri të New South Wales (NSW) të enjten, disa ditë pasi një zjarr përfshiu rajonin, transmeton portali arbresh.info.

Ekipet janë ende duke luftuar me 120 zjarre në NSW dhe Queensland, por vendasit në Australinë Perëndimore tani janë paralajmëruar për kushtet ekstremisht të rrezikshme.

Policia akuzoi një djalë 16-vjeçar se me qëllim filloi një zjarr të dëmshëm.

Zjarrvënia e supozuar kishte shkatërruar 14 shtëpi përreth qytetit Yeppoon, 650 km në veri të Brisbane, tha Policia e Queensland./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara