Rritet numri i krimeve nga urrejtja në Britani

13:35 | 16 Tetor 2019

Numri i krimeve nga urrejtja në Angli dhe Uells është rritur me 10 për qind nga viti i kaluar duke arritur në shifrën rekorde të 103.379, bëri të ditur sot Zyra e Brendshme në një raport vjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krimet e urrejtjes përcaktohen si të motivuara nga acarimi në lidhje me racën, gjininë, seksualitetin, aftësinë e kufizuar ose fenë e të tjerëve. Deri më tani, krimet më të përhapura të urrejtjes ishin në lidhje me racën, e cila përbënte më shumë se 75 për qind të totalit.

Zyra e Brendshme tha se rritja e shifrave mund t’i atribuohet pjesërisht raportimit më të mirë në polici.

Gati gjysma ose 47 për qind e të gjitha krimeve të urrejtjes fetare u kryen kundër myslimanëve, duke arritur në më shumë se 3.500 vepra penale, një proporcion i ngjashëm me vitin e kaluar. Për dallim nga kjo, 18 për qind e krimeve të urrejtjes fetare u kryen kundër hebrenjve.

Janë vërejtur rritje të krimit nga urrejtja pas referendumit të Brexit-it në vitin 2016 si dhe së fundmi në mars 2019 pas masakrës në xhamitë e Zelandës së Re. Kjo pason një trend shqetësues të rritjes së krimeve të urrejtjes ndaj myslimanëve si pasojë e menjëhershme e incidenteve globale të terrorizmit.

Pasi kjo është java Kombëtare e Ndërgjegjësimit të Krimit nga Urrejtja në Britani të Madhe, kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan paralajmëroi se do të ndajë 500 mijë paund në luftën kundër krimit nga urrejtja në qytet.

Sipas shumë komentuesve, këto shifra tregojnë majën e ajsbergut dhe se rritje të tilla të financimit në të ardhmen mund të jenë veçori paralajmëruese e politikës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara