Rritet në 1,407 numri i viktimave nga cunami

15:50 | 4 Tetorë 2018

Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami në Indonezi është rritur në 1,407.

Një tërmet i magnitudës 7.5 goditi ishullin Sulawesi, që u përcoll nga një cunami me valë deri në 20 metra, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët indonezianë druajnë që shifra mund të rritet edhe më tej, pasi që arritja e vendeve më të izoluara ka qenë thuajse e pamundur.

Të mbijetuarit janë duke kërkuar për ushqim nëpër mbeturina./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale