Rebelët Huthi ndërmarrin sulmin e tretë brenda 72 orëve ndaj aeroportit saudit

18:53 | 23 Maj 2019

Grupi rebel Huthi nga Jemeni ndërmori një sulm me dronë në aeroportin e Nexhranit në jug të Arabisë Saudite, raportoi një kanal televiziv i lidhur me grupin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi i sotëm ishte sulmi i tretë i grupit ndaj aeroportit brenda 72 orëve të fundit.

Sipas kanalit televiziv “Al-Maseerah” të lidhur me rebelët Huthi, sulmi me dronë kishte në shënjestër një bateri mbrojtëse raketore Patriot të instaluar në aeroport.

Javën e kaluar, Arabia Saudite akuzoi rebelët për sulme të ngjashme ndaj dy stacioneve të pompimit përgjatë Tubacionit të Naftës Lindje-Perëndim, që transporton naftë nga Provinca Lindore e Arabisë Saudite në Portin Janbu.

Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka kryesuar një koalicion ushtarak kundër grupit rebel Huthi, i cili një vit më parë kishte marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara