Raporti shokues: Shumë vajza në rrezik të gjymtimit gjenital në Gjermani

21:10 | 18 Korrik 2017

Numri i vajzave që jetojnë në Gjermani, të cilat kanë pësuar gjymtime gjenitalë është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar.

Sipas një raporti të lëshuar nga një organizatë për të drejtat e grave, kjo po ndodh për shkak të emigrantëve që vijnë nga vendet në të cilat praktikohet kjo traditë, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 58,000 gra që jetojnë në Gjermani kanë përjetuar gjymtim gjenital, tha Terre des Femmes. Zëdhënësja Charlotte Weil shtoi se numri i viktimave është rritur prej 10 mijë në krahasim me vitin 2015.

Organizata shton se të paktën 13 mijë vajza të tjera janë rrezikuar nga ky proces, që është i ndaluar në Gjermani.

“Kjo po ndodh për shkak të fluksit të rritur të emigrantëve, veçanërisht Somalia, Eritrea dhe Iraku,” tha Ëeil.

Në vitin 2016, rreth 280 mijë emigrant kanë hyrë në Gjermani, shumica e të cilëve janë larguar nga lufta dhe konflikti në Lindjen e Mesme dhe nga Afrika./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara