Raporti ndërkombëtar:  ISIS-i është kërcënimi më i madh terrorist në botë

10:50 | 6 Dhjetorë 2018

Raport i ri ndërkombëtar ka theksuar  se numri i të vdekurve nga terrorizmi në vitin 2017 ka pasur rënie në tri vitet e fundit.

Raporti theksoi se edhe pse numri i të vdekurve në  ISIS,  Irak dhe  Siri ka pësuar rënie, ISIS  mbetet organizata terroriste më e rrezikshme. , raporton Al-arabiya, përcjell arbresh.info.

Sipas Indeksit Global të Terrorizmit të vitit 2018, vdekjet nga terrorizmi kanë rënë në 27% në mbarë botën gjatë vitit të kaluar.

Në 67 shtete, të paktën një person u vra nga një sulm terrorist në vitin 2017, krahasuar me 79 shtete në vitin 2016.

Megjithatë, Iraku dhe Siria mbeten në mesin e 10 më të prekurve nga terrorizmi, së bashku me Afganistanin, Nigerinë, Somalinë, Pakistanin, Egjiptin, Kongon, Republikën e  Afrikës Qendrore dhe Indinë.

Evropa gjithashtu ka pasur një rënie prej 75% të vdekjeve  nga terrorizmi në 2017, Steve Kyelilia  Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes tha se, “ për disa arsye, duke përfshirë edhe faktin se organizata e  ISIS-in  ka humbur efikasitetin për shkak të humbjeve të saj ushtarake dhe aftësisë e dobët për t’i nisur Sulmet në Evropë.”

Humbjet financiare të terrorizmit në vitin 2017 llogariten se shkuan deri në 52 miliardë dollarë, por ndikimi ekonomik i terrorizmit “ka gjasa të jetë shumë më i lartë”, thotë raporti.

Raporti tha se terrorizmi i ekstremit të djathtë është një shqetësim në rritje në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në periudhën e viteve 2013/2018, në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut është raportuar për  66 vdekje dhe 127 sulme nga grupe dhe individë të ekstremit të djathtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale