Qyteti kanadez refuzon heqjen e svastikave nga parku

20:54 | 23 Gusht 2017

Një qytet në Kanada ka refuzuar të heq svastikat nga një park publik, me arsyen se ato kanë rëndësi historike.

Simbolet naziste qëndrojnë si pjesë zbukuruese në Pointe-des-Cascades, Quebec, transmeton portali arbresh.info

Corey Fleischer, u përpoq të pikturojë mbi to, por kryetari i qytetit dhe policia e kanë larguar atë nga parku, duke i thënë se ato kanë rëndësi historike.

Pllaka në të cilën ndodhet svastika është përdorur në Europë gjatë Luftës së Ftohtë dhe u gjet në park.

_97496011_21103742_10101266672046760_1860379929_o-1

Në deklaratën e bashkisë së qytetit thuhet se ajo pllakë i përkiste një anije tregtare që daton para Luftës së Dytë Botërore dhe para 25 vitesh u gjet nga zhytësit lokalë.

“Fshati Pointe-des-Cascades nuk e pranon nazizmin,” tha kryebashkiaku Gilles Santerre në një deklaratë në internet.

Ai ka shtuar se vendi ku ndodhet pllaka ka një komunitet të bukur që ka shpirt familjar. Në Pointe-des-Cascades jetojnë 1,500 njerëz dhe ndodhet rreth 80km larg nga Montreali.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se para vitit 1920 svastika ishte simbol i paqes.

Në shumë vende të botës svastika përdoret si simbol fetar, përfshirë hinduizmin dhe budizmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara