Qindra njerëz presin në radhë për të marrë vaksinën eksperimentale të Covid-19

14:27 | 17 Tetor 2020

Një qytet në lindje të Kinës po ofron vaksinë për publikun e gjerë, ani pse ende nuk i ka përfunduar testimet klinike.

Qindra njerëz janë parë në radhë jashtë një spitali në Yiwu, ku infermieret janë duke dhënë injeksione për çmimin e rreth 60 dollarëve, transmeton portali arbresh.info

Kujtojmë se ishte pikërisht Kina burimi i koronavirusit në dhjetor të vitit 2019.

Nga qyteti i Wuhanit më pas nisi përhapja në gjithë botën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara