Qeveria e re greke rrit luftën kundër duhanit

23:20 | 29 Korrik 2019

Ministri grek i Shëndetësisë kërkoi sot një aplikim strikt të ligjit kundër duhanit, pak të respektuar në vendin që është konsumatori i parë në Bashkimin Europian, si dhe për intensifikimin e kontrolleve, një premtim elektoral i qeverisë së re.

Qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur kurrë që të aplikojnë ligjin kundër duhanit që daton që prej viti 2010 në Greqi, me 35% të popullsisë si duhanpirës të rregullt me konsumin më të lartë të duhanit në BE, sipas raportit të Eurobarometrit të vitit 2017.

Kryeministri i ri konservator, Kyriakos Mitsotakis, fitues i legjislativeve të 7 korrikut, kishte ngritur ligjin kundër duhanit në prioritetet e fushatës së tij, duke e cilësuar si një “sfidë personale”.

Ligji parashikon një gjobë nga 50 deri në 500 euro për duhanpirësit e kapur në flagrancë të shkeljes në një vend publik apo në hapësirat e mbyllura të një bari apo restoranti. Pronarët e bizneseve në shkelje rrezikojnë nga 500 në 1000 euro gjobë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara