Qëllohet për vdekje politikani, sa ishte duke bërë selfie (VIDEO)

10:29 | 13 Qershorë 2018

Një politikan meksikan aktiv në luftën kundër krimit të organizuar është qëlluar për vdekje sa ishte duke bërë selfie me një votues.

Fernando Puron, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, ishte duke marrë pjesë në debatin kongresional kur u vra, transmeton portali arbresh.info.

Vrasja tronditëse është kapur nga kamera, ku shihet një burrë me mjekër dhe kapele teksa i afrohet nga prapa 43-vjeçarit dhe e qëllon prapa kokës.

Puron vdiq rrugës për në spital.

Kandidati politik është i njohur për punën e tij kundër kartelit Los Zetas.

Vdekja e Puronit, e bën atë kandidatin e 112 politik që vritet në Meksikë që nga shtatori i vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale