Putin thotë se nuk i lexon “cicërimat” e Trumpit

22:45 | 13 Tetor 2019

“Cicërimat” e Donald Trump janë bërë një nga prodhuesit kryesorë të lajmeve në SHBA, megjithatë Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar se nuk i lexon ato.

Putin ka theksuar se nuk i lexon postimet e homologut të tij në Tëitter, por informohet rreth përmbajtjes, transmeton portali arbresh.info

Në një intervistë për Al Arabiya, Putin tha se ‘nuk ka asnjë llogari të mediave sociale dhe nuk ndjek asnjë politikan që shkruan në to.

Tëitter është një ndër platformat kryesore ku Trump komunikon me botën.

Pasi u zgjodh President, ish-prodhuesi i disa emisioneve tevelevizive nuk hoqi dorë nga mediat sociale, madje ai shkruan rregullisht dhe nxit debate të nxehta me ndjekësit e tij.

Trump ka 65 milionë ndjekës dhe zakonisht postimet e tij lidhen me politikën aktuale në Amerikë dhe botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara