Putin thotë se Irani duhet të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore

21:16 | 15 Maj 2019

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Irani duhet të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore dhe se nuk duhet të bëjë hapin e parë për t’u tërhequr.

Duke folur në një konferencë shtypi me Presidentin austriak Alexander Van der Bellen të mërkurën, 15 maj, Putini tha nëse Irani del nga plani gjithpërfshirës i veprimit, do të jetë faj i të gjithëve, transmeton portali arbresh.info

“Gjatë bisedimeve me partnerët tanë iranianë kam thënë vazhdimisht se, në mendjen time, do të ishte më e përshtatshme që Irani të mbetet në këtë marrëveshje me çdo kusht”, tha ai.

“Amerikanët u tërhoqën”, shtoi ai. “ Marrëveshja po shkatërrohet dhe vendet europiane nuk mund të bëjnë asgjë për ta shpëtuar atë dhe nuk mund të punojnë vërtet me Iranin për të kompensuar humbjet ekonomike”.

Rusia dhe Kina janë aleatët diplomatikë të Iranit dhe, deri në një masë, aleatët ekonomikë. Rusia dhe Irani gjithashtu kanë qenë aleatë ushtarakë në Siri, duke luftuar krah për krah për të ndihmuar Bashar al-Assad që të mbijetojë një kryengritje mbarëkombëtare.

Sekretari amerikan  i Shtetit Mike Pompeo u takua me Putin një ditë më parë. Ata diskutuan një mori çështjesh, duke përfshirë tema që lidhen me Iranin. Por nuk është e qartë se deri në çfarë mase ka pasur marrëveshje mes tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara