Putin: Sulme të reja në Siri do të shkaktojnë kaos

21:12 | 15 Prill 2018

Sulmet e reja ajrore të Perendimit mbi Sirinë do të provokonin “kaos” në marrëdhëniet ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me homologun e tij iranian.

Putin ka biseduar me Presidentin iranian Hassan Rouhani një ditë pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, të cilat për synim kishin objektet e dyshuara të armëve kimike, transmeton portali arbresh.info

Komenti i Putinit erdhi pasi Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad tha se sulmet ajrore perëndimore kundër vendit të tij shoqëroheshin nga një fushatë “gënjeshtrash” dhe keqinformimesh në Keshillin e Sigurimit të OKB-së.

Putin ka paralajmëruar se “veprime të tilla” do të shkaktojnë kaos në botë.

Assad dhe Putin kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në Douma, ku mbetën të vrarë 70 persona./arbresh.info/