Putin paralajmëron botën, duke treguar forcën ushtarake

19:23 | 9 Maj 2018

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot që paqja botërore është shumë e brishtë, në kohën kur po festohej fitorja mbi Gjermaninë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Ditën e Fitores, Rusia tregoi armët më moderne, transmeton portali arbresh.info.

Pranë presidentit rus ishin edhe personalitete të huaja, duke përfshirë kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në një fjalim në ngjarjen solemne, ai paralajmëroi: “Njerëzimi duhet ta kuptojë se paqja është shumë e brishtë.

“Rusia është e hapur për dialog në të gjitha aspektet e ndryshme të sigurisë globale”.

Para vjetore shënon ditën për të kujtuar dhjetëra milionë ushtarë dhe civilë sovjetikë që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale