Protestuesit vënë kufoma para selisë së OKB-së

18:55 | 11 Prill 2018

Protestuesit kanë vënë të paktën 16 kufoma para selisë së OKB-së në Republikën Qendrore Afrikane (RQA).

Ata kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, duke thënë që kufomat ishin civilë të vrarë në përleshjes mes trupave të OKB-së dhe grupeve të armatosura në një lagje të kryeqytetit Bangui, transmeton portali arbresh.info.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në RQA ende nuk ka komentuar protestën.

Trupat e tyre nisën një operacion të dielën për të çarmatosur vigjiluesit në lagjen PK5 të kryeqytetit.

Në këtë vend është krijuar një milici myslimane që thotë se ka për qëllim mbrojtjen e banorëve.

RQA u zhyt në trazirë në vitin 2013 kur rebelët myslimanë nga grupi ombrellë Seleka kapën pushtetin në vendin me shumicë krishtere./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme