Protestuesit kundër vrasjes së George Floyd nga polica shkatërrojnë fasadën e selisë së CNN në Atlanta

19:53 | 30 Maj 2020

Protestuesit kundër vrasjes së George Floyd nga policia në SHBA kanë thyer dje xhamat e fasadës së rrjetit CNN në Atlanta dhe prishën me bojë simbolet e saj.

Atlanta ka qenë një nga qytetet kryesore të SHBA ku janë zhvilluar protesta të dhunshme për vrasjen e tmerrshme të të arrestuarit afro-amerikan nga policia.

Një grupi i madh i protestuesve në qendër të Atlantas u përlesh me një numër të madh policësh që ishin dislokuar në zonë dhe pas përballjes fillestare ata u drejtuar te ndërtesa e CNN pranë qendrës. Një grup oficerësh policie më pas u vendosën brenda ndërtesës së rrjetit gjigand informativ për të siguruar që protestuesit të qëndronin jashtë.

Transmetimet e CNN nga salla e hyrjes tregonin dhe shpërthime të vogla fishekzjarresh që hidheshin nga protestuesit, ndërsa gazetari i CNN, Nick Valencia u detyrua të tërhiqej në brendësi të ndërtesës gjatë raportimit direkt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara