Protesta e priftërinjëve ndalet nga disa feministe

20:38 | 11 Qershor 2019

Një kafe e ndodhur në Jeruzalem që është shumë e afërt me komunitetin LGBT çdo javë është cak i protestave të rabinëve fetar.

Por këtë të shtunë, stafi i kafes është kundërpërgjigjur në një mënyrë të veçantë.

Disa kamariere vendosën të zhveshen dhe të tregojnë sutjenat e tyre para priftëve çifutë.

Kështu priftët u larguan pasi që atyre nuk u lejohet të shohin gra me të cilat nuk janë të martuara të zhveshura .

Konfrontimi reflekton tensionet që po prekin shoqërinë e shtetit izraelit. Shteti është themeluar nga Zionistë sekularë por që ka një popullësi të dendur ultrareligjioze.

Kjo është parë edhe në zgjedhjet e fundit kur Benjamin Netanyahut iu desh një koalicion mes dy fraksioneve të kundërta. Kjo nuk u arritë dhe kështu Izraeli po shkon në zgjedhje përsëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara