Prifti humbi më shumë se një milion euro në bixhoz

14:42 | 11 Korrik 2018

Prifti i cili u detyrua të largohet nga pozita e tij, ka pranuar hua nga rreth 50 famullitar për të paguar borxhet e tij.

Ai akuzohet se ka abuzuar me pozitën e tij për të siguruar huatë, të cilat ai tha se ishin për shërbimet e komunitetit, transmeton portali arbresh.info.

Avokatët e priftit që ka probleme me bixhozin kanë konfirmuar shumën e raportuar nga gazeta zvicerane Bote der Urschweiz, duke thënë se i varuri nga kazinoja kishte plot 1.2 milion euro borxh.

Dioqeza ishte e vetëdijshme për problemin e njeriut, duke i ofruar atij vazhdimisht ndihmë. Autoritetet e Kishës, megjithatë, nuk njoftuan famullinë për problemin.

Ai mashtroi famullitarët nga të cilët kërkoi para, duke u thënë atyre se ishte për përdorimin e famullisë, siç janë projektet e ndihmës në Afrikë.

Zyrat e medias zvicerane kanë raportuar se disa famullitar tani po shqyrtojnë mundësinë e kallëzimit penal, megjithëse asnjë proces gjyqësor ende nuk është iniciuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale