Pretendohet se janë sulmuar diplomatët britanikë në Bagdad

15:46 | 15 Shtator 2020

Pretendohet se është sulmuar një autokolonë që transportonte diplomatë me detyrë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Në disa lajme në mediat irakiane, raportohet se gjatë kalimit të autokolonë në afërsi të Zonës së Gjelbër në qendër të Bagdadit, ka shpërthyer bomba, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk është raportuar për humbje jete në sulmin në fjalë.

Autoritetet zyrtare irakiane ende nuk kanë dhënë deklaratë në lidhje me pretendimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara