Presidentja e Bolivisë rezulton pozitive me koronavirus

21:59 | 10 Korrik 2020

Presidentja në detyrë e Bolivisë, Jeanine Áñez ka zbuluar se është testuar pozitivisht për koronavirus të enjten, ditën e njëjtë që Kombet e Bashkuara njoftuan se Amerika Latine dhe Karaibet janë prekur rëndë nga virusi.

Të paktën tre anëtarë të administratës së Áñez gjithashtu janë infektuar me Covid-19, përfshirë ministrin e shëndetësisë Eidy Roca dhe kryeministrin Yerko Yerko Nuñez, që është hospitalizuar, transmeton portali arbresh.info.

Áñez tha se ajo do të mbetet në izolim për 14 ditë kur do të bëhet një testim tjetër, por ajo do të vazhdojë të punojë në distancë nga rezidenca presidenciale.

Ministria e Shëndetit në Bolivi thotë se vendi i Andeve ka 42.984 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1.577 vdekje, dhe është duke parë një reagim në numrin e rasteve të reja mes raporteve që spitalet janë duke u mbingarkuar në disa rajone.

Bolivia ka planifikuar të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 6 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara