“Presidenti Trump i meriton disa çmime Nobel për Paqe”

23:50 | 14 Shtator 2020

Senatori republikan, Ron Johnson beson se presidenti i ShBA-ve, Donald Trump meriton të fitoj më shumë se një çmim Nobel për Paqe.

Johnson beson se Trumpi e meriton disa çmime Nobel Për Paqe për shkak të lidershipit dhe strategjisë briliante të tij për negocim, transmeton Indeksonline.

Ai e ceki rastin e normalizim të marrdhënieve ekonomike të Serbisë dhe Kosovës si një nga sukseset e Trump.

“Është presidenti Trump, lidershipi i tij, strategjia briliante për negocim që i bëri bashkë këto dy vende dhe ndihmoj që të ketë stabilitet në Ballkan”, u shprehë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara