Presidenti i Ukrainës propozon Oleksiy Honcharuk si kryeministër

15:33 | 29 Gusht 2019

Volodymyr Zelenskiy, presidenti i Ukrainës i ka propozuar parlamentit të emërojë Oleksiy Honcharuk si kryeministër të ri, në një projekt rezolutë parlamentare të cilën e shpalosi të enjten.

Honcharuk, një avokat 35-vjeçar, u emërua nënkryetar i zyrës së Zelenskiy në maj. Më parë, ai drejtoi një organizatë joqeveritare të përqendruar në reforma dhe punoi si këshilltar për Ministrinë e Ekologjisë./Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara