Presidenti i Brazilit fton të birin të emërohet ambasador në SHBA

08:46 | 12 Korrik 2019

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka ftuar djalin e tij të emërohet ambasador në SHBA.

Eduard Bolsonaro, 35, i cili është duke shërbyer si anëtar i Kongresit dhe si këshilltar i babit të tij në punët e jashtme, ka thënë bërë të ditur para mediave se nëse i ofrohet kjo punë ai do e pranonte.

Pozita e ambasadorit të Brazilit në SHBA ka qenë e lirë që nga muaji prill shkruan Arbresh.info

Z. Bolsonaro u zgjodh vitin e kaluar nga një fushatë të suksesshme elektorale për te cilën ka thënë se është inspiruar nga Donald Trump.

Nëse Eduardo pranon pozitën e ambasadorit ai duhet të jep dorëheqje nga pozita e tij si anëtar i Kongresit.

Emërimi varet nga djali i im që pranon pozitën, tha presidenti.

“Unë nuk dua të vendos për të ardhmen e tij në legjislativ, ai duhet të heq dorë nga pozita e tij aktuale,” ka thënë Jair Bolsonaro për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara