Presidenti amerikan thotë se Ivanka Trump do të jetë ideale për pozitën e ambasadorës në Kombet e Bashkuara

22:07 | 9 Tetorë 2018

Presidenti amerikan Donald Trump tha se vajza e tij Ivanka Trump do të ishte e “hatashme” në pozitën e ambasadores në Kombet e Bashkuara.

Por ai ka theksuar se nëse do të merrte një vendim të tillë, ai më pas do të akuzohej për nepotizëm”, transmeton portali arbresh.info

Mediat botërore kanë spekuluar për një zavendësim të mundshëm të Nikki Haley, e cila dha dorëheqje nga pozita e saj në mënyrë të papritur.

“Unë nuk ia dal dot të them gjithë ato fjalë të mira për Ivankën dhe Jared”, tha ajo.

Çifti, i cili shërben si këshilltar i Presidentit Trump, ishte në Zyrën Ovale për të dëgjuar fjalët e saj plot lavde.

“Ivanka është thjeshtë një mikeshë shumë e mirë”, tha Haley.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë pranuar që të komentojnë mbi këtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara