Presidenti amerikan që përjetoi tmerrin e 11 shtatorit: Lexoni 6 fakte për George Bush

15:03 | 13 Shtator 2019

George Walker Bush, është presidenti amerikan që kishte përjetuar tmerrin e 11 shatorit. Ai është një politikan republikan i ShBA-së dhe presidenti i 43’të i vendit. I ati i tij George H. W

Bush ishte presidenti i 41’t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:

  1. Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë guvernatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.
  2. Pasi mbaroi kolegjin punoi në biznesin familjar të naftës.
  3. Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojën Kombëtare Ajrore të
  4. Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981.
  5. Në muajin e 8 të mandatit të parë qeverisës, ndodhën sulmet terroriste te 11 shtatorit, gjatë së cilave mbi 3 mijë persona mbetën të vrarë dhe u ndryshua rrjedha e historisë së Amerikës.

Menjëherë pas këtyre sulmeve, filloi implementimi i politikës së ashtuquajtur “Doktrina Bush” e cila shpalli luftë kundër terrorizmit përmes një fushatë ndërkombëtare ushtarake që kulmoi me luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe me luftën e Irakut në vitin 2003, gjatë së cilës u mposht regjimi diktatorial i Sadam Husein.

  1. Më 10 qershor 2007 George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri ku shprehu qartë mbështetjen e ShBA për pavarësinë e Kosovës.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Presidenti Moisiu i dha Presidentit Bush dekoratën “Urdhri i Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara